Ndërkohë që shumë prej grupeve të drejtave të njeriut janë të shqetësuar për veprimet represive që po ndërmerr Ankaraja nuk ndalet represioni në Turqi, ndonëse kanë kaluar dy javë nga tentativa për grusht shtetit. Sipas mediave turke janë arrestuar 11 ushtarët të cilët dyshohet se ishin pjesë e grupit që tentuan të sulmojnë hotelin ku po qëndronte presidenti Erdogan në Marmaris.
Bëhet fjalë për 25 ushtarë të cilët zbritën me helikopter pikërisht në vendin ku po pushonte Erdogan. Të përditshmet shkruajnë se ata nisën të qëllojnë me synimin për të kapur presidentin po ai u largua në kohë. Madje gjatë natës së tentativës për grusht shteti Erdogan nëpërmjet telefonit doli në ekran duke thënë se ishte gati të arratisej pasi po kërcënohej me jetë.
Mesa duket fuqia e tij po forcohet, ditën e djeshme më shumë se 35000 persona dolën në Këln të Gjermanisë në mbështetje të tij. Ndërsa në Turqi fshesa nuk ndalet ,arrestimet dhe pezullimet janë bërë tashmë dicka e zakonshme pavarsisht shqetësimeve të ndërkombëtarëve. Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur prej presidentit i lejon atij të ndërmarrë veprime pa miratimin e Parlamentit.
Që nga data 15 korrik deri më tani janë ndaluar rreth 18000 persona rreth 9000 prej tyre janë arrestuar zyrtarisht. Ministri i Brendshëm Afkan Ala konfirmoi se më shumë se 50.000 shtetasve turq iu është pezulluar pasaporta. Të gjithë këta persona dyshohet se janë të përfshirë në tentativën për grusht shteti ku imami Gylen akuzohet si ideatori i puçit.
/Shqiptarja.com

VIDEO