STAMBOLL, 11 korrik /ATSH-AFP/ - Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan akuzoi sot Izraelin për ndjekje të një politike të bazuar në "gënjeshtra" përsa i përket bombardimeve në Rripin e Gazës.
"Izraeli thotë që Hamasi lëshon raketa. Por, a ka humbur jetën ndonjë person?", theksoi Erdogan, i cili mbajti një fjalim para mbështetësve në Stamboll para se të shtonte se numri i palestinezëve që Izraeli ka vrarë kishte arritur në 100. Jeta e Izraelit është e bazuar në gënjeshtra. Kjo nuk është e ndershme./ /ec/