Qëndrimi i Erdoganit në qytetin e Karsit ka qenë për të marrë pjesë në kongresin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), ku foli edhe për zhvillimet aktuale.
Ai foli edhe për luftën kundër organizatës terroriste PKK. "Askujt në këtë shtet të mos i shkojë mendja se mundet të përçajë territorin e atdheut tonë. Ata të cilët synojnë një gjë të tillë, duhet ta kenë të qartë se ashtu siç i bombarduam me avionët F-16 në malin Xhudi, në Tenderuk dhe në Kandil, duke i varrosur atje, të njëjtën do ta bëjmë kudo të shfaqen ata”, u shpreh presidenti i Turqisë.
Erdogan ka shtuar: "Gjatë një jave të vetme janë neutralizuar 100 terroristë. Nëse vazhdojnë me përpjekjet e tyre për të përçarë këtë shtet, ky numër nga 100 mund të rritet në 200 madje në 300. Askush të mos tentojë të prish mirëqenien e popullit. Ne jemi këtu për të ruajtur unitetin dhe paqen e popullit tonë”.
Erdogan sërish mohoi pretendimet e liderit të partisë opozitare, Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kilicdaroglu, se ka dërguar të holla në kompani jashtë Turqisë. Ai the se dokumenti të cilin Kilicdaroglu e prezantoi në opinion është i falsifikuar. “Atë çfarë ka në duar Kilicdaroglu, janë dokumente për blerje mes dy bankave, Halk dhe Albaraka, dhe ka të bëjë me transferimin e një banke nga Turqia që ka dërguar para në një bankë tjetër, e cila është gjithashtu brenda Turqisë. Madje edhe atë që ka në duar është e falsifikuar”, tha Erdogan, për të përfunduar se puna më e vështirë në botë është të dëshmohet diçka e gabuar./AA
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com












