Pasi kanë kaluar vetëm një javë pas tentativës për grusht shteti, presidenti Erdogan jep të dhëna sa i përket bilancit të viktimave dhe të të plagosurve. Në total janë 2185 persona të plagosur dhe 246 të vdekur duke përjashtuar puçistët.
Ndërkohë mbështetësit e presidentit vijojnë të manifestojnë nëpër rrugët e vendit duke mbajtur postera ku shkruhet “flamuri ynë, vendi ynë”. Shumë prej manifestuesve vijojnë të akuzojnë imamin Gulen si organizator të grushtit të Shtetit.
“Data 15 korrik e vitit që vjen do të shpallet dita e përkujtimit të martirëve që morën pjesë në tentativën e grushtit të Shtetit”, konfirmoi Erdogan në një dalje për mediat. “Brezat e ardhshëm nuk do të harrojnë kurrë heronjtë e demokracisë” shtoi ai duke përsëritur nevojën që njerëzit të dalin nëpër sheshe duke e konsideruar një mbrojtje të demokracisë.
Redaksia Online
Al.N.Shqipatrja.com