Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se përgjegjës për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, ishte një pjesë e rrjetit të klerikut mysliman, Fehtullah Gulen.
Kjo është hera e parë që Erdogan bën në akuzë të tillë për vrasjen e ambasadorit rus dhe Rusia nga ana tjetër është shprehur se është ende shumë herët për të dalë në përfundime.
“Nuk është e nevojshme që ta fshehim faktin se vrasësi i ambasadorit ishte një pjesëtarë i rrjetit të FETO”, është shprehur Erdogan.
Gjithashtu edhe në një telefonat mes ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, John Kerry, Cavusoglu është shprehur se Turqia beson se vrasësi i ambasadorit ka lidhje me Gulen dhe organizatën e tij.
Kleriku mysliman, Fehtullah Gulen, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pas grushtit të shtetit në Turqi në muajin korrik, ai u fajësua për organizimin e puçit që dështoi.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com