TURQI - Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka befasuar qytetarët e vet duke përshëndetur turmën me simbolin "Raaba" të Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit,  pasi ka dalë nga falja e së premtes në xhaminë al-Aksa në Ankara.

Shenja “Raaba" apo ngritja e katër gishtërinjve është bërë simbol i mbështetësve të ish-Presidentit Morsi të rrëzuar nga grushti i shtetit, simbol i masakrës në Egjipt.
.
Turqia e ka dënuar grushtin e shtetit në Egjipt dhe ka qënë kundër vrasjeve brutale të protestuesve nga ana e forcave qeveritare, kështu që përshëndetja e Erdogan nuk duket e rastit kur pikërisht sot, situata në Egjipt është tensionuar shumë prej mbështetësve të Morsit.

erdogan
(Përshëndetja e kryeministrit turk Erdogan sot me katër gishtat - simbolin e Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit"

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)