STAMBOLL- Kryeministri turk Rexhep Tayyip Erdogan ka nisur takimin me dyer të mbyllura në zyrat e AKP-së në Ankara me një grup prej 11 përfaqësues në lidhje me Parkun “Gezi” në qendër të Stambollit.
 
Grupi përbëhet nga artistë, akademikë dhe studentë, raportoi agjencia e lajmeve Anatolia, pa zbuluar emrat e tyre.
 
Përfaqësuesit për mbrojtjen e Sheshit “Taksim” do të diskutojnë me ekzekutivin e qeverisë turke mbi zhvillimet e fundit.
 
Në këtë takim marrin pjesë edhe Ministri i Brendshëm Muamer Guler, ai Mjedisit dhe Urbanistikës si dhe Ministri i Turizmit dhe Kulturës Ömer Çelik dhe zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Aka).

Trazirat, që nisën 12 ditë më parë me demonstratat kundër planit rikonstruktiv të Parkut “Gezi” në Sheshin “Taksim” u kthyen shpejt në protesta të dhunshme kundër kryeministrit.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)