Turqi, flet për herë të parë terroristi
që vrau 39 persona:Më urdhëroi ISIS

Turqi, flet për herë të parë terroristi<br />që vrau 39 persona:Më urdhëroi ISIS
Terroristi që sulmoi lokalin e natës në Stamboll natën e Vitit të Ri ka folur për herë të parë pas arrestimit pak ditë më parë.
 
Abdulgadir Masharipov ka deklaruar se kishte urdhër nga ISIS për të kryer sulm terrorist në Turqi.
 
Ai tha se kishte urdhër nga ISIS për të sulmuar një zonë në sheshin Taksim, por për shkak të sigurisë së lartë ka ndryshuar objektivin.
 
Unë kam ardhur në Taksim në prag të Vitit të Ri, por masat e sigurisë ishin shumë të forta dhe nuk ishte e mundur që të kryhej sulmi.
 
Më urdhëruan për të kërkuar për një tjetër objektiv të ri për të sulmuar në Turqi dhe lokali i natës ishte më i përshtatshëm për të goditur, pasi nuk kishte shumë masa sigurie
" mësohet se ka thënë ai, sipas mediave turke.
 
Masharipov u arrestua pak ditë më parë, pasi nga sulmi në Turqi humbën jetën 39 persona dhe shumë mbetën të plagosur.


dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat