Turqi, gjykata jep dënimet e para
për grushtin e dështuar të shtetit

Turqi, gjykata jep dënimet e para<br />për grushtin e dështuar të shtetit
Gjykata në Turqi ka dhenë dënimet e para në lidhje me grushtin e dështuar të shtetit dhe të dënuarit e parë janë dy ish ushtarakët.
 
Ish koloneli Murat Koçak dhe ish rreshteri Murat Yilmaz, janë dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Erzurum.
 
Sipas autoriteteve të dy ushtarakët ishin të përfshirë në grushtin e dështuar të shtetit të organizuar nga FETO, e cila i kishte vendosur ata edhe në listën e komandantëve të cilët do të emëroheshin gjatë shtetrrethimit.
 
Nga ana tjetër, të dy të akuzuarit i kanë mohuar akuzat dhe kanë kërkuar të lihen të lirë, por juria i ka shpallur fajtorë duke i dënuar me burgim të përjetshëm pa asnjë mundësi për uljen e dënimit të tyre.
 
Ndërkohë procedurat gjyqësore janë duke u zhvilluar edhe për shumë të arrestuar të tjerë të cilët  gjithashtu akuzohen për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf