ANKARA - Gjykata Kushtetuese e Turqisë hodhi poshtë kërkesën e opozitës për dhënien fund të mandatit presidencial për Abdullah Gjyl në muajin gusht, njoftoi një përfaqësues i Gjykatës.

Vendimi lejon që Gjyl ta përfundojë mandatin shtatëvjeçar, i cili skadon në vitin 2014, kur pritet që Erdogan të kandidojë për kryetar të shtetit, pasi të vendosë formën e republikës presidenciale të shtetit me ndryshime kushtetuese, që do të ndryshonte sistemin e tanishëm parlamentar, të kryesuar nga kryeministri.

Kundërshtarët e këtij sistemi mendojnë se kjo do ta forcojë edhe më tej sundimin e Erdoganit mbi Turqinë.

(gk/shqiptarja.com)