Ende asnjë e dhënë lidhur me sulmin në Stamboll ku mbetën të vrarë 42 njerëz dhe u plagosën 239 të tjerë. Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit dhe ende hetuesit nuk kanë zbuluar asgjë lidhur me sulmin kamikaz.
Tre terrorist hapën zjarr në aeroportin Ataturk dhe më pas u hodhën në erë duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se atentatorët ndoqën të njëjtën skemë si terroristët e sulmit në Bruksel. Ata mbërritën në aeroportin Ataturk nëpërmjet një taksie.
Të përditshmet turke shkruajnë se pas sulmit policia mori në intervistë taksistin i cili përcolli terroristët por ai u lirua shumë shpejt.
Vetë shteti turk dyshon se sulmi është kryer nga shteti islamik por deri më tani ende mbetet mister përgjegjësi i sulmit që tronditi jo vetëm Stambollin, por të gjithë botën.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com