Turqi, i sëmuri i armatosur
mbyll veten në spitalin psikiatrik

Turqi, i sëmuri i armatosur<br />mbyll veten në spitalin psikiatrik
TURQI- Një oficer policie i cili është duke u trajtuar në një qendër të shërbimit mendor në Turqi ka shkaktuar panik ditën e sotme në spital teksa përpiqej të vriste veten.

Fillimisht mediat raportuan se personi kishte marrë peng stafin mjekësor por fatmirësisht të gjithë kanë shpëtuar.

Ndërsa policia është duke komunikuar me të për ta bindur që të mos vrasë veten.

“Ai është vetëm në dhomë. Nuk ka pengje. Me dëshirën e zotit do ta bindim atë”,-u shpreh drejtori i spitalit. Ai shtoi se ai ka marrë trajtim psikiatrik në 2 vitet e fundit.

Turqia prej kohësh është sulmuar nga aktet terroriste duke kujtuar edhe sulmin e fundit në Stamboll, gjatë natës së ndërrimit të viteve ku u vranë 39 persona.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje