Policia turke ka identifikuar autorin e masakrës në një klub nate në Stamboll.
Ai është 28 vjeçari, Iahke Mashrapov, me origjinë nga Kirgistani. Identifikimi i militantit të Shtetit Islamik erdhi pas publikimit të një video-selfie të tij në rrugët e Stambollit ditën e masakrës, vetëm disa orë përpara sulmit që la të vdekur 39 persona dhe dhjetëra të plagosur.
Ndërkohë, mediat turke bëjnë të ditur gjithashtu se është arrestuar bashkëshortja dhe dy fëmijët e autorit të dyshuar të sulmit terrorist.

(Autori i masakrës, 28 vjeçari Iahke Mashrapov)
Autori video-selfie në Stamboll
Mediat turke publikuar sot video-selfie të autorit të dyshuar të sulmit në në club Reina në Stamboll. Ai ka regjistruar veten e tij në rrugët e qytetit turk dhe më pas videon e ka postuar në rrjetet sociale.
Disa orë pas video-selfie, autori ka kryer sulmin terrorist në klubin e natës.
Në një video tjetër rreth 40 sekonda të regjistruar nga kamerat e sigurisë natën e masakrës, duket një burrë i ngjashëm me 28-vjeçarin, Iahke Mashrapov, që mban veshur të njëjtin xhup të errët, ndërsa ecën në rrugë drejt sheshit "Taksim".
“Haber Turk” raporton se videoja është xhiruar në qendër të Stambollit megjithëse nuk është e qartë nëse i përket ditës kur ndodhi atentati në klubin e natës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Selfie fotosu nerden çıktı diyenlere, selfie videosu direk yayınlanmış...
Nasıl elde edildiği ayrı muamma... pic.twitter.com/UERDINEUCr— jiyan (@nishtmann) January 2, 2017
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO