Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, personi që ka kryer një prej sulmeve ishte një 20-vjeçar i quajtur Burak Yavuz dhe ishte me origjinë nga provinca e Sanliurfa, e cila është një provincë me mbizotërim kurd.
Më 10 dhjetor në afërsi të stadiumit të Besiktas në Stamboll ndodhën dy shpërthime të cilat u konsideruan që në momentet e para si një sulm terrorist nga udhëheqësit e vendit.
Përgjegjësinë për këto shpërthime e morën ekstremistët kurd “Skifterët e lirisë të Kurdistanit”, të cilët i përkasin një fraksioni të partisë punëtore të Kurdistanit.
Gjatë këtij sulmi humbën jetën 44 persona dhe u plagosën 166 persona. Që në ditën e parë pas sulmit në Turqi u arrestuar 118 persona që mendohej të kishin lidhje me sulmin.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com