Autoritetet turke kanë sekuestruar 220 kilogram hashash në një autobus në qarkun qendror turk Aksaraj.Sasia e lëndës narkotike është gjetur gjatë kontrollit të autobusit me ndihmë të qenit të trajnuar posaçërisht për të gjurmuar fshehjen e lëndës narkotike.
/Shqiptarja.com
Sipas mediave turke, shoferi i autobusit fillimisht nuk i është bindur thirrjes së policisë për të ndaluar, por pas insistimit të policisë ai është është vënë në pranga.
Sasia e drogës ishte e ndarë në thasë , ndërsa sipas mediave turke është vënë në pranga shoferi me iniciale A.M. Gjithashtu gjatë kontrollit janë shoqëruar dhe katër persona të tjera të cilët po udhëtonin me autobusin ku u gjet lënda narkotike.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com










