Gazeta turke “ Zaman”,  një zë kritik i presidentit Recep Erdogan është cilësuar  si “organizatë terroriste”  nga autoritetet turke. Sipas tyre  kjo gazetë synon  rrëzimin e qeverisë për këtë arsye, shumë bashkëpunëtorë të saj janë arrestuar.  Ndërkohë “Zaman” është shprehur  se vendi po shkonte drejt “ditëve më të errëta e më të zymta” sa i takon lirisë së shtypit.