Turqi, kryeministri Davutoglu:
Vendi ynë do të jetë laik
Vetëm dy ditë pas deklaratave polemizuese të kryeparlamentarit turk, Ismail Kahraman, i cili pohoi se Turqia, duke qenë një vend mysliman duhet të ketë një Kushtetutë islamike
Vetëm dy ditë pas deklaratave polemizuese të kryeparlamentarit turk, Ismail Kahraman, i cili pohoi se Turqia, duke qenë një vend mysliman duhet të ketë një Kushtetutë islamike, ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar i Ankarasë zyrtare. Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka thënë se Kushtetuta e re e vendit do të përmbushë plotësisht parimin e laicizmit. Ai tha se çështjet e laicitetit dhe demokracisë së Turqisë nuk janë aspak “temë debati”.
Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe aspiron për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, teksa blloku 28-anëtarësh e ka konsideruar gjithnjë vendin euroaziatik si një model të demokracisë laike në botën islamike.
Por, kritikët e qeverisë së sotme i frikësohen faktit se, themelet e shtetit modern laik janë duke u gërryer. Partitë opozitare janë të shqetësuara gjithashtu se Kushtetuta e re mund të përqëndrojë më shumë pushtet në duart e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili prej kur është zgjedhur në këtë post ka kërkuar një Presidencë me pushtet ekzekutiv, për të zëvendësuar në këtë mënyrë sistemin aktual parlamentar.
Në fjalimin e mbajtur të mërkurën, kryeministri Davutoglu tha se “laiciteti do të shfaqet te Kushtetuta e re e draftuar, si një parim që garanton lirinë e besimit për qytetarët, duke e mbajtur kështu shtetin në një distancë të barazlarguar nga të gjitha grupet e besimeve”.
Megjithatë, edhe vet Kahraman, i cili të hënën kërkoi ndryshimin me Kushtetutë të shtetit laik për ta zëvendësuar me shtet islamik, shtoi më vonë se komentet e tij ishin “pikëpamje personale”.
Redaksia Online(A.N/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.7%
-
Keq
39.7%
-
Nuk e di
16.6%
Vota total: 1905
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parandalohet krimi në familje në Durrës, 53-vjeçari përleshet me 2 vëllezërit e tij, njëri plagoset! I gjenden armë e silenciator, të tre në pranga (Emrat)
10 Gusht, 14:58
-
Vrau shokun e dhomës në azil, dëshmia e historianit Shehi: E pyeta disa herë Virxhilin nëse kishte njeri tjetër në dhomë, por s’mu përgjigj...
10 Gusht, 14:26
-
Chelsea dëbon Brojën te ekipi U-21, sulmuesi shqiptar do stërvitet me Lukakun! Opsion vetëm largimi
10 Gusht, 14:26
-
Durrës/ Tentoi të digjte mbetjet bujqësore në tokën e tij, vdes i asfiksuar nga zjarri 75-vjeçari (Emri)
10 Gusht, 14:20
-
Sot luan për medaljen historike, FSHM reagon ashpër: Valiev u vodh në Olimpiadë, diskriminim për Shqipërinë
10 Gusht, 14:11
-
Lufta/ Irani: Ne nuk furnizojmë Moskën me armë në luftën me Ukrainën
10 Gusht, 14:05
-
Lufta/ Moska: Selia e mercenarëve të Kievit në Kursk u godit me një raketë termobarike
10 Gusht, 13:55
-
Vrau babanë, zbardhet dëshmia e djalit: Ishte xheloz dhe me probleme mendore, pashë si nëna dha frymën e fundit!
10 Gusht, 13:20
-
Vrasja e Dritan Idrizit në Itali, dëshmia e autorit të arrestuar: Na sulmoi, mbrojtja gruan dhe djalin! Nuk e dija që e kisha vrarë
10 Gusht, 13:18
-
Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur
10 Gusht, 13:01
-
Tirana në gusht
10 Gusht, 13:01
-
Iraniani shumë i fortë për Dudaev, mundësi i Shqipërisë mbyll garimin në Lojërat Olimpike
10 Gusht, 12:37