Recep Tayyip Erdogan
STAMBOLL, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Kryeministri islamo-konservator turk, Recep Tayyip Erdogan është kandidat për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në muajin gusht, për të marrë drejtimin e Turqisë për të paktën pesë vjet, njoftoi zyrtarisht partia e tij.
"Kandidati ynë për zgjedhjet presidenciale është presidenti ynë i përgjithshëm dhe deputet i Stambollit, Recep Tayyip Erdogan", deklaroi nën ovacione Mehmet Ali Sahin, zëvendëspresidenti i Partisë qeveritare për drejtësi dhe zhvillim (AKP, islamo-konservator) gjatë një takimi shumë të pritur në Ankara./
/ec/