STAMBOLL- Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje për dhënien fund të protestave anembanë vendit, në mënyrë të menjëhershme. Në aeroportin e Stambollit, ai iu drejtua mbështetësve, të cilët e mirëpritën nga udhëtimi 4-ditor në turin e Afrikës Veriore, se “protestuesit po shkojnë drejt kufijve të ilegjimitetit”.
Rreth 10 mijë mbështetës të partisë AKP të Erdogan-it, u mblodhën në aeroport për ta mirëpritur. Por, teksa ai fliste, mijëra protestues anti-qeveritarë u mblodhën gjithashtu në sheshin “Taksim” të Stambollit.
Trazirat nisën si një protestë lokale për një park në Stamboll, por u përhapën në mbarë vendin duke u kthyer në demonstrata.
Duke qëndruar përkrah gruas së tij dhe ministrave të qeverisë, mbi një autobus të hapur, ai iu drejtua turmës: “këto protesta kanë humbur çdo besim demokratik dhe janë kthyer në vandalizma”.
Kjo ishte e para shfaqje e mbështetjes ndaj Erdogan-it, pas protestave të dhunshme në të cilat kundërshtarët e tij kanë bërë thirrje për dorëheqjen e tij.
Ndërsa sfida e protestuesve vazhdon ende në Stamboll. Demonstruesit janë mbledhur në Parkun “Gezi”, të cilët shpresojnë për një zgjidhje paqësore të planit kontrovers.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com