STAMBOLL, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ - Drejtësia turke nxorri sot një mandat arresti kundër imamit, Fethullah Gulen, kundërshtar i presidentit islamiko-konservator, Recep Tayyip Erdogan, që ndodhet në azil në SHBA që prej vitit 1999, raportoi media.
"Gulen, 73 vjeç, akuzohet kryesisht se është kryetar i një organizate terroriste", konfirmoi kanali publik TRT.
I larguar në azil për shkak të regjimit turk, ky shef fetar shumë influent akuzohet nga pushteti për komplot të fshehtë me qëllim rrëzimin e qeverisë.
Por kjo është një masë shumë simbolike, pasi SHBA-ja ka shprehur disa herë në të kaluarën refuzimin për të dorëzuar këtë ish-aleat të Erdoganit, që është bërë armiku i tij i betuar, tek autoiretet turke.
Gjithashtu sot u dënua edhe, Hidayet Karaca, drejtor i përgjithshëm i televizonit "Samanyolu", i akuzuar se i përket një organizate terroriste./
/G.S/
/Shqiptarja.com