TURQI - Në Turqi janë mbyllur operacionet e kërkimit në minierën e Somas me gjetjen edhe të dy trupave të tjerë, duke e çuar bilancin e viktimave në 301.
 
Trupat e minatorëve të bllokuar pas shpërthimit në nëntokë mendohet se janë nxjerrë të gjithë.

Protestuesit në Soma u përleshën me policinë dhe sipas korrespondentëve të disa mediave, më shumë se 30 persona - duke përfshirë edhe disa avokatë - u arrestuan.
 
Ditët e fundit janë zhvilluar disa demostrata për tragjedinë më të rëndë të minierave në Turqi.

Ministri i Energjisë, Taner Yildiz u shpreh se operacionet e kërkimit kishin përfunduar dhe se nuk kishte më minatorë të mbetur nëntokë.
 
Autoritetet lokale u përpoqën të ndalojnë demostratat në qytetin e Somas, ku forcat policore përdorën plumba gome, gaz lotsjellës dhe pompa uji për të ndalur protestat e dhunshme.
 
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)