Turqi, më shumë pushtet për Erdogan
në 16 prill referendumi kushtetues

Turqi, më shumë pushtet për Erdogan<br />në 16 prill referendumi kushtetues
TURQI-Në 16 prill Turqia do të shkojë në referendum. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan konfirmoi sot një rishikim kushtetues që parashikon riforcimin e pushteteve të tij.
 
“Referendumi është parashikuar më 16 prill”,-deklaroi zëvendëskryeministri turk Kurtulmus duke shtuar se Turqia do të hyjë në një epokë të re.
 
Reforma kushtetuese, votuar muajin e kaluar nga Parlamenti turk, parashikon zëvendësimin e sistemit parlamentar në fuqi me sistem presidencial.
 
Kjo reformë do t’i mundësojë presidentit të emërojë dhe shkarkojë ministrat, të miratojë dekrete dhe të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
 
Teksti u miratua nga Parlamenti në sajë të një aleance mes partisë islamo-konservatore në pushtet, AKP dhe partisë së djathtë nacionaliste, MHP.
 
Erdogan theksoi se ky rishikim, i cili do t’i mundësojë të qendrojë në pushtet deri në vitin 2029, është i nevojshëm për të garantuar stabilitet pasi vendi është përballur me një valë të pazakontë atentatesh dhe vështirësish ekonomike.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital