Turqi, mendon se varrosi të atin
por e ngatërron me dikë tjetër

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Turqi, ku fëmijët e të afërmit të një 78-vjeçari që kishte humbur jetën në Berlin të Gjermanisë u shokuan pasi një telefonatë u tha se në fakt, personi që ata kishin varrosur nuk ishte babai i tyre. Gjatë transportit për në Turqi, trupat e dy turqve që kishin vdekur në Berlin ishin ngatërruar me njëri-tjetrin.

78 vjeçari Halis Cesurun kishte ndërruar jetë në Berlin më 9 mars dhe ishte sjellë në fshatin e tij të lindjes Alpaslan, në Turqi. Por pas varrosjes së të ndjeri, një telefonues nga Berlini i tha të birit, Adnan Cesur, se personi që ata kishin varrosur nuk ishte i ati, por 83-vjeçari Raif Yuksel.

Ndërkohë, në vendlindjen e Yukselit, në Eskisehir, ishte dërguar trupi i Cesurit. Me gjithë shokun e përjetuar pas telefonatës, të afërmit lajmëruan autoritetet, të cilat bënë zhvarrosjen e trupit të pajetë. Më pas u bë edhe shkëmbimi mes të afërmve dhe më në fund, trupat e dy të moshuarve tashmë janë varrosur në vendlindjet e tyre.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Kush u pagua vjet me rrogë 100 mijë lekë do të deklarojë të ardhurat brenda 31 marsit 2025! Tatimet për Report TV: DIVA ‘mjet’ për kontrollin e pasurisë

Kush u pagua vjet me rrogë 100 mijë lekë do të deklarojë të ardhurat brenda 31 marsit 2025! Tatimet për Report TV: DIVA ‘mjet’ për kontrollin e pasurisë