TURQI – Moti i keq përfshin Stambollin
- ”Turkish Airlines” pezullon 334 fluturime – STAMBOLL, 18 shkurt /ATSH-AA/ – Reshjet e dendura të dëborës në Stamboll, që filluan ditën e djeshme kanë paralizuar qytetin, ndërsa vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. Në disa pjesë të Stambollit dëbora ka arritur lartësinë prej 25 centimetrash që është e pazakonshme për këtë qytet. Zyra Meteorologjike […]
- "Turkish Airlines" pezullon 334 fluturime -
STAMBOLL, 18 shkurt /ATSH-AA/ - Reshjet e dendura të dëborës në Stamboll, që filluan ditën e djeshme kanë paralizuar qytetin, ndërsa vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.
Në disa pjesë të Stambollit dëbora ka arritur lartësinë prej 25 centimetrash që është e pazakonshme për këtë qytet.
Zyra Meteorologjike ka njoftuar se reshjet e dëborës do të vazhdojnë deri ditën e nesërme.
Të premten pritet ndalja e reshjeve të dëborës, ndërsa pas fundjavës pritet rritja e temperaturave.
Për shkak të kushteve të këqija të motit dukshmëria e dobët në qytet ka shkaktuar probleme të shumta në komunikacion, ndërkohë që Bosfori është mbyllur për trafikun detar.
Për shkak të dëborës, në aeroportin "Ataturk" dukshmëria është reduktuar ndjeshëm.
Kompania ajrore "Turkish Airlines" për shkak të kushteve të këqija të motit ka pezulluar 334 fluturime të ditës së nesërme dhe gjithashtu ka pasur dhe disa vonesa në fluturimet e ditës së sotme.
Ndërsa në disa kompani të tjera ka pasur anulime të fluturimeve në linjat e brendshme dhe të jashtme.
Autoritetet në Stamboll u bënë thirrje qytetarëve që për shkak të kushteve të këqija të motit nuk do të lejohet përdorimi i automjeteve pa zinxhirë, veçanërisht kamionët./ a.jor.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.7%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.6%
Vota total: 1610
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alexander-Arnold informon drejtuesit e Liverpool se dëshiron të luajë për Real Madridin
28 Dhjetor, 18:14
-
Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit
28 Dhjetor, 17:50
-
Ledri Vula dhe Sara Hoxha ritakohen pas ndarjes! Ish-çifti shtrëngojnë duart me njëri- tjetrin (FOTO)
28 Dhjetor, 17:47
-
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, 4.7 km vargu i makinave! 1 orë pritje në radhë
28 Dhjetor, 17:46
-
Dhjetë mistere antike ende të pazgjidhura
28 Dhjetor, 17:36
-
Magjia e dimrit në malin e Gramozit, mbulohet nga 'velloja e bardhë' e dëborës (VIDEO)
28 Dhjetor, 17:29
-
‘Zbardhet’ Valbona! Pamje magjepsëse nga veriu i vendit, vizitohet nga turistët
28 Dhjetor, 17:14
-
Çaji i boronicës së thatë, mbron imunitetin gjatë ditëve të ftohta! Si ta përgatisni
28 Dhjetor, 17:01
-
SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut në New York (VIDEO)
28 Dhjetor, 16:38
-
Suksesi i radhës për Lara Colturin, tjetër rezultat fantastik për objektivat e skiatores që përfaqëson Shqipërinë
28 Dhjetor, 16:35
-
Veliaj jep shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë
28 Dhjetor, 16:24
-
Kosova paguan mbi 51 milionë euro për pensionistët jashtë shtetit
28 Dhjetor, 16:15