Turqi, ditë zie për median, burgim
të përjetshëm për 6 gazetarë
Turqia dënoi me burgim të përjetshëm 6 gazetarë të tjerë disa ditë pasi liroi gazetarin Deniz Yucel, korrespondent i gazetës gjermane “Die Ëelt”, pas një viti të kaluar prapa hekurave për propagandë pro partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit.
Turqia dënoi me burgim të përjetshëm 6 gazetarë të tjerë disa ditë pasi liroi gazetarin Deniz Yucel, korrespondent i gazetës gjermane “Die Ëelt”, pas një viti të kaluar prapa hekurave për propagandë pro partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit.
Akuzat ndaj 6 gazetarëve të tjerë janë për lidhje me lëvizjen e klerikut Fethullah Gulen. Ankaraja e akuzoi ish mikun e Recep Tayyip Erdoganit, se është personi që organizoi grushtin e dështuar të shtetit korrikun e vitit 2016. Gazetarët Ahmet Altan, Mehmet Altan, si dhe Nazli Ilicak do ta kalojnë jetën në burg, sepse sipas aktpadisë kanë qenë të informuar që përpara për puçin ushtarak.
Gjykata Penale e Stambollit në fund të seancës së pestë të gjyqit që i akuzonte ata për tentativë në “përmbysje të rendit kushtetues përmes përdorimit të forcës dhe dhunës”, ka pranuar kërkesën e prokurorit për burgim të përjetshëm për të gjashtë Zyrtarisht, dënimi i tyre nënkupton se duhet të kalojnë 40 vite në qeli. Pretendimi se janë përpjekur të godasin rendin kushtetues i privon nga liria edhe gazetarët Fevzi Yazıcın, Yakup Şimşekun e Şükrü Tuğrul Özşengül, të cilët punonin në gazeta dhe një stacion televiziv të lidhur me Gulenin.
“Kjo është një ditë e errët për lirinë e shtypit dhe për drejtësinë në Turqi. Ajo krijon një precedent armiqësor për të gjithë gazetarët e tjerë, që përballen me procese gjyqësore të ngritura mbi akuza të ngjashme të falsifikuara terrorizmi”, deklaroi drejtoresha e degës së “Amnesty International” për Europën, Gauri van Gulik.
Menjëherë pas lirimit, Deniz Yucel udhëtoi drejt Berlinit. Gazetari, arrestimi i të cilit u kthye në shkakun e fërkimeve serioze mes Gjermanisë dhe Turqisë, nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat e ngritura ndaj tij.
e.gj/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.2%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 8802
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Regjistrohuni dhe bëhuni ndryshimi', Basha fton emigrantët: Vota juaj mundësi historike për t’i dhënë fund tranzicionit e për të çelur një kapitull të ri për Shqipërinë
11 Janar, 19:20
-
Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset njëri prej drejtuesve të automjeteve
11 Janar, 19:02
-
Partizani barazon 1-1 kundër Skënderbeut, 'Demat' në krye të renditjes! AF Elbasani përmbys 3-1 Teutën, shkëlqen Lleshi
11 Janar, 18:57
-
Atentati në Vlorë më 18 dhjetor, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla
11 Janar, 18:45
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
11 Janar, 18:40
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30