TURQI - Korrespondenti dhe gazetari ndërkombëtar i CNN, Ivan Watson u ndalua nga policia turke teksa ishte duke raportuar live për CNN tensionet midis oficerëve dhe demostruesve në përvjetorin e parë të protestave në Stamboll.
Korrespondenti ndërkombëtari Ivan Watson ishte duke përfunduar shpjegimin që policia ka mbyllur qendrën e Stambollit për të parandaluar që demostuesit që të vendosnin lule në vendin e protestave të vjetshme ku ai vet, u dhunua nga policia.
Shikuesit e CNN ndërkombëtarë kanë parë Live të shtunë (31.05.2014) teksa oficerët i kërkojnë korrenspondentit Watson pashaportën, e njëjta situatë dhe me ekipin e transmetimit të CNN.
Kamera vazhdonte filmimin dhe transmetimin Live kur oficerët kapën korrenspondentin dhe fillojnë ta tërheqin përgjatë rrugës. Në përplasje më pas me kameramanin ata thyejnë mikrofonin e kamerës.
Gazetari i vjetër në detyrë i thotë moderatores Errol Barnett që ata ishin duke u shoqëruar menjëherë. Mund të shihet afër fundit të videos.
Në transmetim live dëgjohet teksa ekipi prezantohet si punonjës të CNN por përsëri ata bashkë me korrespondentin që raportonte u shoqëruan në rajonin e policisë.
Oficerët e policisë argumentuan se akreditimi i shtypit të gazetarit Watson, i lëshuar nga kryeministria turke, mund të ishte "i falsifikuar", dhe se ai duhet të kishte një pasaportë. Gazetari nuk u lejua të largohet derisa pasaporta është marrë nga redaksia e CNN aty pranë.
Sipas gazetarit, pas 30 minutash, ekipi i CNN u lirua dhe policia i kërkon të falur.
Gazetari kishte 12 vite në Turqi, dhe mjeti i identifikimit si gazetar ka mjaftuar si identifikim i duhur për raportim. Kërkesa për të parë një pasaportë ishte e pazakontë nga policia.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO