Autoritetet turke kanë ndaluar 126 emigrantë të cilët ishin duke tentuar të kalonin nga Turqia drejt ishullit grek të Lesbos, nëpërmjet një gomoneje.

Ka qenë roja bregdetare turke e cila ka pikasur fillimisht një gomone me 60 persona mes të cilëve kishte edhe gra e fëmijë, në hapësirën detare Dabavuta.

Ndërkohë përveç kësaj gomoneje është ndaluar edhe një tjetër, në të cilën ndodheshin 66 persona të cilët po përpiqeshin të preknin brigjet e ishullit Lesbos gjithashtu.

Të 126 emigrantët i janë dorëzuar autoriteteve dhe pritet që më vonë të dërgohen në qendrën për emigrantët në Balikeshir.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com