Autori i sulmit të përgjakshëm i regjistruar një ditë më parë, në zemër të Stambollit është një shtetas turk, i lindur në vitin 1992, që mbante lidhje me grupin e Shtetit Islamik (ISIS), njoftoi sot ministri i Brendshëm turk, Efkan Ala.
“Autori i këtij akti terrorist tashmë është identifikuar zyrtarisht. Referuar informacioneve që ne disponojmë, ai ka lidhje me organizatën terroriste Daech (akronin në gjuhën arabe)”, njoftoi Ala për shtypin, duke saktësuar se pesë të dyshuar u arrestuan në kuadër të hetimit.
“Kamikazi” i identifikuar si Mehmet Öztürk, me origjinë nga Gaziantep (jug) pranë kufirit sirian, nuk figuronte në listën e personave në kërkim”, vuri theksin ministri.
“Ne po kryejmë një hetim të plotë e të detajuar duke mos përjashtuar asnjë pistë të mundshme”, siguroi ministri. ATA
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com