Turqi, nis dorëzimi i raketave ruse S-400. Reagon SHBA, sanksione Ankarasë

Turqi, nis dorëzimi i raketave ruse S-400. Reagon SHBA, sanksione Ankarasë

Në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes Turke thuhet se “Dërgesa e grupit të parë të pajisjeve të Sistemit Ajror me rreze të gjatë dhe të mbrojtjes Raketore S-400 në bazën ajrore Murted ka nisur”

Blerja e raketave nga ana e Turqisë ka provokuar reagim të ashpër nga SHBA, të cilat kërcënuan se do të vendosin sanksione ndaj Turqisë dhe do ta përjashtojnë atë nga programi i bombarduesve F-35, prej të cilëve Ankaraja  donte të blinte mbi njëqind ekzemplarë.

Lajmi është pritur me shqetësim edhe nga NATO, e cila përmes zyrtarëve të saj tha: "Ne jemi të shqetësuar për pasojat e mundshme të vendimit të Turqisë për të blerë sistemin S-400".

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e mbrojti vendimin për blerjen e raketave, duke argumentuar se shërben për të garantuar sigurinë kombëtare dhe sovranitetin e vendit.

Turqia firmosi me rusinë marrëveshjen për furnizim me sistemin S-400 më 11 prill të vitit 2017, pas përpjekjeve të pasuksesshme për të blerë sistemin amerikan ”Patriot”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 12/07/2019 23:43

    Mendoni se S-400 rrezikon USA-ne??? Me siguri JO! Que bono??? gjegjesisht kush rrezikohet??? IZRAELI!!! Mendoni se kjo eshte RASTESI, pra e pa-deshirushme nga USA??? Une jam i sigurt se Trump do ta mbrone popullin Izraelit, por JO ata te cilet kan nen kontrolle Izraelin! Pra Kabalistet, Kazaret, Nacistet, Fashistet,...etj. 17-ta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?