Turqi, nuk pranoi t’i shërbente çaj
Erdogan-it, arrestohet nga policia

Turqi, nuk pranoi t’i shërbente çaj<br />Erdogan-it, arrestohet nga policia
Senol Buran, “trimi” që nuk pranoi t’i shërbente çaj presidentit Erdogan, është arrestuar nga policia turke. Buran është menaxheri i një kafeneje në zyrën e Stambollit të “Cumhuriyet.

Ai u arrestua pasi një polic tha se kishte dëgjuar atë të përdorte terma nënçmues ndaj Erdogan duke thënë se do të refuzonte për t’i shërbyer çaj Presidentit në qoftë se ai do të vizitonte kafenenë e tij.

Mbi Senol Buran rëndon akuza e fyerjes së Presidentit, dhe kjo vepër penale dënohet deri në katër vite burg.

Më shumë se 1800 persona janë ndjekur penalisht në Turqi për shkak të të njëjtës akuzë, e në mesin e tyre ishte edhe ish-Mis Turqia.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023