Turqi, panik nga zjarri në pallatin
prej 188 metrash të lartë

Një zjarr ka shpërthyer në një pallat 52-katësh, në Stamboll. Dyshohet se zjarri ka nisur në katin e 15 të qiellgërvishtësit prej 188 metrash të lartë. Mendohet se zjarri ka rënë për shkak të saldimeve që po bëheshin në sistemin e ftohjes dhe ngrohjes.

Zjarri ka shkaktuar panik te banorët, pavarsishtë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve. Banorët e ndërtesës e kanë pasur të vështirë të kalonin në korridore, për shkak se ishin mbushur me tym, sipas raportimit të gazetës turke Hurriyet.

Falë sistemit inteligjent për shuarjen e zjarrit dhe ndërhyrjes së ekipeve të zjarrit, zjarri është fikur. Por banorët përjetuan panik të madh. Banorët e apartamenteve që ndodheshin afër janë evakuar për arsye sigurie. Nga tymi kanë marrë dëmtime të lehta 4 persona, mes tyre një fëmijë. Fatmirësisht të 4 personat kanë marrë ndihmën e menjëhershme mjekësore, dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Juventus ndalet 1-1 në derbin kundër Torinos, dy trajnerët dalin me kartona të kuq! Sherr masiv në fushë

VIDEO/ Juventus ndalet 1-1 në derbin kundër Torinos, dy trajnerët dalin me kartona të kuq! Sherr masiv në fushë