/ATSH-AFP/ - Papa Françesku, i kërkoi sot Lindjes së Mesme dhe Turqisë në mënyrë të veçantë dialog ndërkulturor dhe ndërfetar për të shmangur fondamentalizmin dhe terrorizmin duke i kërkuar autoriteteve turke respektim të të drejtave të të krishterëve.
Në përfundim të një takimi me presidentin islamo-konservator turk, Recep Tayyip Erdogan, papa përshëndeti gjithashtu përpjekjet e mëdha të Turqisë për pritjen e refugjatëve të ardhur nga Siria dhe Iraku duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar e ka si detyrim moral të ndihmojë Turqinë.
Papa Françesku theksoi sot se dialogu mes feve do të kontribuonte në luftën kundër fondamentalizmit dhe terrorizmit që ka përfshirë Lindjen e Mesme, veçanërisht Irakun dhe Sirinë.
"Një kontribut i rëndësishëm mund të vijë nga dialogu ndërfetar dhe ndërkulturor, në mënyrë për të shmangur çdo formë të fondamentalizmit dhe terrorizmit", theksoi ai.
Duke përmendur, pa cituar organizatën e Shtetit Islamik, papa uroi se solidariteti i të gjithë besimtarëve do të mund të përmbysë tendencën e një dhune terroriste që nuk qëllim të ndalet duke shprehur keqardhje për shkeljen e ligjeve humanitare më elementare, apo persekutimet e rënda të grupeve minoritare.
Papa Françesku përmendi qëndrimin e tij mbi konfliktin mes komunitetit ndërkombëtar dhe Shtetit Islamik.
"Duke përsëritur se është e ligjshme të ndalosh agresorin e padrejtë, por në respektim të të drejtës ndërkombëtare, dëshiroj të kujtoj gjithashtu se zgjidhja e problemeve nuk mund të bëhet vetëm me përgjigje ushtarake", nënvizoi ai.
Papa nuk kurseu kritikat për lirinë fetare në Turqi duke përmendur diskriminimet e të krishterëve në vend.
"Është themelore që qytetarët myslimanë, hebrenj dhe të krishterë, sipas dispozitave të ligjit dhe zbatimit të tyre, të gëzojnë të njëjtat të drejta dhe të respektojnë të njëjtat detyra", nënvizoi papa.
Papa Françesku shtoi se Turqia duhet të jetë një shembull që promovon takimin e qytetërimeve.
"Ajo ka si objektiv të jetë një urë natyrore mes dy kontineteve dhe shprehjeve kulturore të ndryshme", nënvizoi papa Françesku.
/Shqiptarja.com