Turqi, parandalohet sulmi terrorist
arrestohen 82 persona

Turqi, parandalohet sulmi terrorist<br />arrestohen 82 persona<br>
82 persona janë arrestuar gjatë një operacioni në Stamboll për shkak se dyshohej se kishin lidhje me organizatën terroriste ISIS kështu raporton Anadolu Agency (AA).

Operacioni anti-terror nga ekipet policore në Stamboll është kryer njëkohësisht në dhjetë lagje të ndryshme të Stambollit. Për shkak të dyshimeve se ata vinin nga fusha e betejës në Siri dhe Irak dhe se dyshohej se po përgatiteshin për sulme terroriste me eksploziv në këtë qytet.

Me anë të operacioneve policore u bë e mundur arrestimi i 82 personave, ku 77 prej të cilëve ishin shtetas të huaj.

Gjatë operacioneve dhe kapjes së tyre u konfiskuan disa aparatura dixhitale, dokumenta të ndryshme të cilat ishin përdorur për të hyrë në Turqi dhe pajisje të tjera të cilat mendohet se do ti përdornin gjatë sulmeve në Stamboll. Materialet e mësipërme do të përdoren si prova për vijimin e hetimeve.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501