Turqi, pas puçit qeveria po mendon
rikthimin e dënimit me vdekje

Turqi, pas puçit qeveria po mendon<br />rikthimin e dënimit me vdekje
Mediet turke raportojnë se qeveria po mendon që të rikthejë dënimin me vdekje ndërkohë që kryeminstri i Turqisë Binali Yıldırım ka reaguar ditën e sotme pas grushtit të shtetit. Në fjalën e tij ai ka falënderuar popullin turk për mbështetjen që treguan ndaj qeverisë duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre. Yıldırım e ka quajtur organizatë terroriste të drejtuar nga Gulen grupin që realizoi këtë ngjarje. Ai theksoi se askush më nuk do të mund të diskutojë zgjedhjet demokratike të një populli që mbushën sheshet duke treguar dashuri të pakushtëzuar ndaj atdheut.

''Të gjithë ata që duan atdheun e tyre nuk do të kishin marrë asnjëherë një tentativë të tillë. Qytetarët tanë mbushën rrugët e vendit menjëherë pas thirrjeve të politikanëve dhe dua t’i falenderoj për këtë reagim qytetar të tyre. Ka kaluar një eksperiencë që tregon se vlerat e demokracisë kanë mbizotëruar ndaj këtyre akteve të vogla qe duan të rrëzojnë këto vlera. Ky grusht shteti është rrëzuar nga të gjitha ta njerëz që mbushën rrugët e Stambollit duke kundërshtuar tanket.

Ata kanë dhënë një mbështetje të pakushtëzuar ndaj politikës dhe qeverisë. Populli ynë ka treguar një solidaritet të madh që parandaloi edhe rënien e shtetit. Dua tu siguroj se askush nuk do mundet të kryejë më akte të tilla. Grupi që u përpoq të rrëzonte shtetin ka përdorur të gjithë llojet e armëve të rënda kundër qeverisë dhe kombi ynë nuk do ta harrojë kurrë këtë tentativë.
 
Ky incident i ka kushtuar rëndë vendit tonë. Ata qytetarë që dolën në rrugë dhe rrezikuan jetën e tyre i falenderojmë me mirënjohje të thellë. Kemi 1700 persona të plagosur dhe shumë të tjerë janë të vdekur, mes tyre ka forca të policisë dhe ushtrisë dhe njerëzve të pafajshëm.

Ju falenderoj për mbështetjen ndaj qeverisë dhe për dashurinë që treguar ndaj atdheut. Ju jam shumë mirënjohës edhe ushtarëve të cilët e duan vendin dhe luftojnë për të.  Ne do të informojmë qytetarët për të gjithë masat që do marrim ndaj personave që kryen këtë akt. Ishte diçka impresionuese përgjigja e të gjithë njerëzve që mbushën rrugët e Stambollit me flamuj në duar në mbështetje të vendit.
 
Ne kemi të gjithë situatën nën kontroll dhe jeta e qytetarëve është kthyer në normalitet. Ne do të luftojmë të gjitha këto qarqe që po mundohen të destabilizojnë vendin. Ky është festival ii demokracisë pas kësaj tentative për të rrëzuar qeverinë.
  
Ka pasur shumë viktima dhe të plagosur dhe operacionet tona janë ende në vijim. Do tu njoftojmë për çdo masë që do të merret ndaj personave që kryen këtë vepër të rëndë. Sot do të mblidhet Asambleja Kombëtare ku do të diskutohen mënyrat se si të parandalojmë tentativa të tjera të tilla në të ardhmen. Të gjitha të dhënat nuk janë ende definitive pasi po punohet për të identifikuar të gjithë numrin e viktimave dhe të plagosurve pasi janë të dhëna që mund të ndryshojnë.
 
Gulen është koka e kësaj organizate terroriste. Të gjithë ato shtete që mbështesin Gulen dhe organizatën e tij nuk do të jenë më miq të Turqisë'''
, u shpreh ai. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë