Nuk ndalen spastrimet e qeverisë turke ndaj mediave në Turqi. Autoritetet në Ankara kanë urdhëruar mbylljen e 45 gazetave, 16 televizioneve dhe 23 radio.
Një ditë më parë qeveria kishte lëshuar urdhërarreste për 47 ish-gazetarë drejtues të gazetës ''Zaman'' duke u cilësuar si mbështetës të Fetullah Gylen i cili akuzihet si organizatori i puçit të Shtetit.
Mbyllja e medieve dhe shkarkimi i anëtarëve të tjerë të FA-ve u njoftuan përmes gazetës qeveritare në Turqi, “Resmi Gazete”. Emrat e organizatave mediatike ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht.
E ndërsa vijon gjuetia ndaj mbështetësve të Gylenit deri më tani mësohet se rreth 1700 anëtarë të tjerë të forcave të armatosura përfshirë 149 gjeneralë dhe admiral janë pezulluar nga detura.
Mes të shkarkuarve nga Forcat e Armatosura janë 87 gjeneralë ushtrie, 30 gjeneralë të Forcave Ajrore, si dhe 32 admiralë. Ushtria turke bëri të ditur gjithashtu se 8.651, apo rreth 1.5% e Forcave të Armatosura të kombit turk morën pjesë në grushtin e dështuar të shtetit. Sipas saj, komplotuesit morën në zotërim 35 avionë, 37 helikopterë, 74 tanke dhe 3 anije.
Nga ngjarja e 15 korrikut të paktën 246 njerëz humbën jetën, ndërsa më shumë se 2.000 të tjerë u plagosën. Ndërkohë parlamenti turk votoi unanimisht për krijimin e një komisioni special i cili do të hetojë tentativën për grusht shteti.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
83.5%
-
Jo
13.4%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 321
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri/ SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në 2029
10 Janar, 12:49
-
'Refuzon të stërvitet', Myrto Uzuni s'ia përton trajnerit të Granadas: Shpejt do dëgjoni pjesën tjetër të historisë
10 Janar, 12:46
-
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:38
-
Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin: Aludimet janë 100% të vërteta
10 Janar, 12:27
-
Revani me miell misri me sherbet nga zonja Albana
10 Janar, 12:24
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19
-
Kek me mollë dhe kumbulla nga zonja Albana
10 Janar, 12:12
-
Spikat Vllaznia - Tirana, Superliga luan sot tre ndeshjet e para për vitin 2025
10 Janar, 12:09
-
Qebap sipas Albanës
10 Janar, 12:06
-
Tiranë/ Iliba Bezati zgjidhet me 18 vota pro zëvendës kryetare e Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm
10 Janar, 11:58