Policia në Turqi ka ndaluar komunitetin LGBT që të zhvillojnë një marshim.

Autoritetet kanë përdorë  shkopa gome për të shpërndarë turmën e cila kishte dale për të marshuar e qetë.

Homoseksualiteti nuk është i paligjshëm në Turqi por homofobia në vend është në nivele të larta.

Presidenti Erdogan  kreu i partisë AKP me rrënjë të forta konservatore  ka mohuar se ka imponuar vlera  tradicionale fetare.  Por shpesh herë ai është akuzuar se ka ushtruar autoritarizëm në vitet e fundit.

Ky është viti i tretë që Turqia nuk lejon që komuniteti LGBT të zhvillojë një marshim.
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com