Turqi, policia arreston 4 antarë
të dyshuar si pjesë e ISIS-it

Turqi, policia arreston 4 antarë<br />të dyshuar si pjesë e ISIS-it<br>
Policia turke ka arrestuar katër anëtarë të dyshuar të grupit militant Shteti Islamik, si pjesë e një hetimi mbi një sulm të mundshëm ndaj ambasadës së SHBA-së në Ankara, kanë raportuar mediat shtetërore në Turqi.

Ambasada e SHBA-së ka njoftuar në faqen e saj të internetit se do të mbyllet më 5 mars për shkak të një kërcënimi të papërcaktuar të sigurisë.

Agjencia e lajmeve turke, Anadolu tha se policia arrestoi katër të dyshuar më 5 mars- të gjithë shtetas irakianë.

Dy prej tyre u arrestuan në një autobus, teksa po udhëtonin në një autostradë që lidh portin e Detit të Zi të Samsunit në Ankara. Dy të dyshuar tjerë u arrestuan në qytetin Samsun.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Luis Meçe kërkon ndihmë për t’u shëruar,hapet Gofoundme

Luis Meçe kërkon ndihmë për t’u shëruar,hapet Gofoundme