Turqi – Policia merr nën kontroll dy televizione opozitare

/ATSH-AFP/ - Policia turke morri sot nën kontroll regjinë e televizioneve "Bugun TV" dhe "Kanalturk" në Stamboll, që janë pranë një prej kundërshtarëve të presidentit Recep Tayyip Erdogan, ky veprim po shkakton shumë polimikë në prag të zgjedhjeve legjislative.
Përpara kamerave, forcat e rendit hynë në selitë e dy kanaleve, pronësi e grupit "Koza-Ipek" duke shpërndarë, me gaz lotsjellës dhe uji me presion, punonjësit që përpiqeshin të mbronin selinë, sipas imazheve të transmetuara drejt për drejtë nga "Bugun TV", në faqen e tij të internetit.
Disa policë dhe një administrator i emëruar nga drejtësia morrën nën kontroll regjinë e televizionit, pavarësisht kundërshtimit të kryer nga kreyredaktorët.
Drejtësia turke vendosi të hënën të vendosë nën kontroll grupin "Koza-Ipek", i akuzuar, sipas Ankarasë, se financon, rekruton dhe bën propagandë në emër të imamit Fethullah Gulen, që drejton që prej SHBA-së një rrjet të fuqishëm me OJQ, media dhe ndërmarrje të cilësuara nga autoritetet si "organizata terroriste".

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Edison Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit