Policia ka deklaruar se forcat speciale kanë kryer 729 operacione kundër terrorizmit nga data 1 deri më 7 janar. Nga 17 terroristët, 11 u kapën, ndërsa gjashtë u vetë dorëzuan tek forcat e sigurisë.
Gjatë operacioneve, 112 të dyshuar u arrestuan me akuza për ndihmë dhe nxitje të grupit terrorist, ndërsa 46 u arrestuan për lidhje të dyshuara. Policia gjithashtu arrestoi 467 të tjerë për lidhje të dyshuara me Grupin Terrorist Gylenist, dhe 18 të tjerë u akuzuan se ishin të lidhur me grupe të tjera terroriste.
Tridhjetë e dy streha të përdorura nga terroristët dhe nëntë pajisje dhe mina të improvizuara shpërthyese u shkatërruan në shpërthimet e kontrolluara në krahinat lindore dhe juglindore.
Gjatë operacioneve, forcat e sigurisë gjithashtu kapën 864 kilogramë materiale për ndërtime bombash, tetë granata dore, 3.451 municione armësh dhe 16 armë, duke përfshirë 9 armë të rënda.
“Përveç kësaj, janë kryer gjithsej 757 veprime kundër drogës dhe kontrabandës, gjatë të cilave 2,344 të dyshuar u kapën në 77 krahina mbarëkombëtare”, sipas deklaratës së policisë.
Forcat e speciale gjithashtu arrestuan 101 të dyshuar për krime të organizuara të trafikimit të emigrantëve.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com







