Ky poster gjigand me një mesazh për imamin Fetullah Gulen  është shfaqur mbrëmjen e djeshme në sheshin “Taksim” të Stambollit. Në të kërcënohet me vdekje Gulen i etiketuar nga presidenti Erdogan si autori i tentativës për grusht shteti.

“Fetus, qen i djallit , do të dënojmë ty dhe qentë e tu” thuhet në poster. Ndërsa në krah të tij qëndronin dy portrete të mëdha të presidentit Erdogan. Pas tentativës për grusht shteti sheshi simbol i metropolit cdo natë pushtohet nga turma islamiste mbështetës të presidentit.

Ndërkohë presidenti  është rikthyer në Ankara për herë të parë pas dështimit të grushtit t ë Shtetit. Ai do të marr pjesë në mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare dhe në këshillin e ministrave.Ndërsa muajin që vjen ai pritet të takohet në Rusi me Vladimir Putin.
 
Por edhe pse kanë kaluar 5 ditë nga trazirat e fundit në vedn vijojnë spastrimet. Pas ushtrisë e kishin rradhën funksionarët public, mësuesit dhe tashmë edhe media.

gulen i varur

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)