ANKARA, 28 gusht /ATSH-AFP/ - Presidenti i ri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan bëri sot betimin para Parlamentit në Ankara gjatë një ceremonie që u kritikua nga deputetët e partisë kryesore të opozitës.
I zgjedhur në 10 gusht për një mandat pesë vjeçar, Erdogani, 60 vjeç, që merr vendin e Abdullah Gul, u betua se do t'i qëndrojë besnik Kushtetutës, supremacisë së ligjit, demokracisë, parimeve dhe reformave të Ataturkut dhe parimeve të republikës laike.
Para se ai të kryente betimin, deputetët e Partisë Republikane të Popullit, u larguan nga parlamenti për të shprehur kritikat e tyre ndaj refuzimit të Erdoganit për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit menjëherë pas fitores si president.
Pas ceremonisë së kalimit të pushtetit me Abdullah Gul më vonë në mesditë, Erdogani do të ngarkojë pasuesin e tij, ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu, 55 vjeç, për të krijuar një qeveri të re përbërja e së cilës do të paraqitet nesër./
/G.S/
/Shqiptarja.com