STAMBOLL - Një formë tjetër e protestave antiqeveritare në Turqi. Një protestues turk i quajtur "njeriu në këmbë", ka qëndruar pa lëvizur për orë të tëra në sheshin Taksim në Stamboll. Artisti Erdem Gunduz qëndroi në heshtje për tetë orë, me vështrimin drejt qendrës kulturore Ataturk ku janë vendosur dy flamuj gjigandë të themeluesit të Turqisë moderne e laike Kemal Ataturku.
Ai qëndroi në heshtje nga ora 6 e mbasdites të së hënës deri në orën 2 duke u gdhirë dita e martë dhe u mbështet nga qindra persona të tjerë të cilët u shpërndanë nga policia.
Gunduz, i quajtur "njeriu në këmbë" në mediat e sociale në Turqi, ka frymëzuar protesta të ngjashme në vende të tjera në Stamboll si edhe në kryeqytetin e Ankara-së dhe qytetin e Izmirit në bregdetin Egje. Gunduz i pyetur nga gazetarët tha se donte të mbante një qëndrim simbolik.
“Unë nuk jam askushi, por ideja është e rëndësishme. Qeveria nuk do të kuptojë dhe nuk përpiqet të kuptojë se pse njerëzit janë në rrugë. Kjo është një rezistencë e heshtur. Unë shpresoj që njerëzit të ndalen dhe të mendojnë çfarë ka ndodhur atje",-shton Gunduz.
Protesta e heshtur e artistit dallon me përleshjet e dhunshme të javëve të fundit, në të cilat rreth 5 mijë njerëz janë plagosur dhe të paktën katër kanë vdekur.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com