STAMBOLL - Protestuesit turq kanë premtuar përmes një deklarate se ata nuk do të ndalin rezistencën e tyre kundër qeverisë turke. Ata e bënë deklaratën në faqen zyrtare të internetit të Platformës së Solidaritetit Taksim.
"Ne do të vazhdojmë rezistencën tonë në fytyrën e çdo padrejtësie dhe padrejtësive që po ndodhin në vendin tonë”,- tha grupi 'Solidariteti Taksim' që shihet si përfaqësuesi i shumicës së protestuesve. "Ky është vetëm fillimi",-thuhet në këtë deklaratë.
Më parë, kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan tha se plani për rizhvillimin e parkut në qendër të Stambollit do të pezullohet deri në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit. Deklarata e tij erdhi pas dy javësh demonstratash të ashpra anti-qeveritare.
Erdogan i bëri thirrje përsëri qindra protestuesve që kanë ngritur çadra në Parkun Gezi Park, të largohen prej aty. Por protestuesit vazhdojnë të këmbëngulin se ato do të qëndrojnë në sheshin kryesor dhe kërkojnë që ai të japë dorëheqjen.
Ndërsa në kryeqytet, mësohet se policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe çisterna ujë për të shpërndarë protesues që u mblodhën në orët e vona të mbrëmjes. Rreth 30 protestues raportohen të jenë arrestuar.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com