STAMBOLL - Situata në sheshin "Taksim" vazhdon të jetë e tensionuar. Protestuesit kanë ndezur zjarre në shesh mbrëmjen e sotme, si dhe i është vënë zjarri një studioje direkte televizive. Policia sulmoi me gaz lotsjelles, por turma nuk e lëshon sheshin. Ata hodhën gaz lotsjellës dhe plumba gome, duke bërë që shumë prej protestuesve të largohen nga sheshi në parkun "Gezi", ku shumica kanë ngritur çadra.

(Foto: Sheshi "Taksim" mbrëmjen e sotme)
Policia turke ka hyrë në Sheshin "Taksim" të Stambollit, e cila ka qenë e pushtuar nga protestuesit anti-qeveritare për afro dy javë. Ata hodhën gaz lotsjellës dhe plumba gome, duke bërë që shumë prej protestuesve të largohen nga sheshi në parkun "Gezi", ku shumica kanë ngritur çadra.
Disa aktivistë u përgjigjën duke hedhur fishekzjarre, bomba zjarri dhe gurë ndaj policisë. Protestuesit akuzojnë qeverinë e Erdoganit se po bëhet gjithnjë e më autoritare duke u përpjekur për të imponuar vlerat konservatore islame në një shtet laik.
Ndërkohë kryeministri turk ka rënë dakord të takohet me organizatorët e protestës të mërkurën për të dëgjuar opinionet e tyre. Më herët, Erdogan denoncoi protestuesit në Parkun Gezi të Stambollit si vandalë dhe përjashtoi kategorikisht mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Protestat në sheshin Taksim kanë hyrë në ditën e 12-të të tyre, ku në fillim ishin paqësore dhe nisën si çështje lokale kundër prerjes së pemëve në të vetmen hapësirë të gjelbër në qendër të Stambollit.
Pavarësisht ndërhyrjeve të policisë, situata në sheshin "Taksim" vazhdon të jetë e tensionuar. Protestuesit kanë bërë thirrje për tubim masiv në orën 19.00 të pasdites së sotme.
Redaksia Online
(e.s/l.c/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Erdogan: Nuk do të gjunjëzohemi