STAMBOLL- Turqia do të përdorë forcat e armatosura për t'i dhënë fund protestave që kanë përfshirë Stambollin dhe qytetet e tjera. Protestat që do të vazhdojnë, do të konsiderohen si të jashtëligjishme dhe do të shtypen menjëherë. "Ata që janë përgjegjës do të ndiqen penalisht'', tha zëvendës kryeministri turk në kanalin shtetëror turk.
"Ne kemi policinë. Nëse ata nuk janë të mjaftueshme, ne kemi xhandarët. Dhe në qoftë se ata nuk janë të mjaftueshme atëherë ne kemi ushtrinë", shtoi Bulent Arinç. 

Kjo është hera e parë që partia e AKP-së në pushtet që ka rrënjët në islam ka kërcënuar se do të përdorë ushtrinë kundër protestuesve për të shtypur revoltat e e konsideruara prej kryeminsitrit Erdoan si të jashtëligjshme dhe të manipuluara nga "terroristët". Nga ana e tij, në një deklaratë publike gjatë së hënës, vetë kryeministri Erdogan iu përgjigj se ai nuk e njeh Parlamentin Evropian, raportoi agjensia e lajmeve Anadolu. Kjo vjen pasi BE-ja miratoi një rezolutë të enjten e kaluar duke dënuar brutalitetin policor në Turqi dhe kritikoi sjelljen e qeverisë turke që kanë të bëjnë me protestat mbarëkombëtare që kanë tronditur vendin për më shumë se dy javë.

'' A ka të drejtë Parlamenti Evropian të miratojë një vendim të tillë për Turqinë? Unë nuk e njoh Parlamentin Evropian'', tha Kryeministri, i cili ka negociuar për aderimin në BE që nga viti 2005. ' Që prej së hënës sindikatat më të mëdha turke kanë shpallur një grevë të përgjithshme në shenjë proteste kundër masave të ashpra të policisë ndaj demonstruesve që deri tani kanë arrestuar rreth 500 personave përfshirë, aktivistë, gazetarë dhe shumë të tjerë.

Më herët kryeministri Recep Tayyip Erdogan u tha qindra e mijëra përkrahësve të tij në një tubim në Stamboll të dielën se protestuesit ishin manipuluar nga "terroristët".

Sindikatat kanë thirrur për një grevë për të protestuar kundër masave të ashpra të policisë ndaj demonstruesve që deri tani kanë arrestuar rreth 500 persona, përfshirë aktivistë, gazetarë dhe shumë të tjerë.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)