Menjëherë pas mbërritjes në kryeqytetin Turk Ankara, Kryeministri Rama kreu homazhe dhe vendosi një kurorë në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturk.

"Nder i madh ceremonia e nderimit të Mustafa Qemal Ataturkut një monument i gjallë i historisë së Turqisë dhe Europës", shkruan kryeministri Rama në rrjetin social Twitter.

Në këtë ceremoni ushtarake, Kryeministri Rama shoqërohej nga Ministri i Financave Ahmetaj, Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Turke Gazheli dhe deputeti Bashkim Fino.

Gjatë ditës së sotme Kryeministri Rama do të takohet edhe me homologun e tij Yildirim dhe Presidentin Turk Erdogan. Në mbrëmje të dy kryeministrat do të adresojnë median në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ditën e nesërme, Kryeministri Rama do të pritet edhe nga Kryetari i Parlamentit Ismail Kahraman.​

edi rama

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com