Turqi, Rama: Shqipëria mund
të bëhet front i ri i naftës në botë

Turqi, Rama: Shqipëria mund<br />të bëhet front i ri i naftës në botë
Nga Kongresi Botëror i Naftës në Stamboll, kryeministri Edi Rama foli për rezerva të pashfrytëzuara nafte dhe gazi në Shqipëri, avancimin e projektit të TAP, ndërsa ftoi investitorët që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri. 

Kreu i qeverisë tha se me potencialet e pashfrytëzuara, Shqipëria mund të shndërrohet në front i ri i naftës në botë, ndërsa paralajmëroi reformimin e kompanisë shtetërore të naftës, "Albpetrol".

 "A mund të bëhet Shqipëria front i ri i naftës? Kemi çdo mundësi për ta bërë, kemi strategji të qartë dhe shumë rezerva gazi e nafte. Jemi në skenarët e ristrukturimit të kompaninë shtetërore.

 Më lini t’u them se ne jemi të ulur në një prej fushatave të naftës më të mëdha në Evropë me 220 milionë fuçi nate të vërtetuara në rezerva nafte, 6.5 milionë fuçi në vit prodhim, kemi rritje të prodhimit të naftës dhe të kapacitetit të rafinimit.

Jemi në skenarët e ristrukturimit të kompaninë shtetërore. Ka shumë për të folur për vendin dhe për të ardhmen e shkëlqyer ku do të jemi të suksesshëm, me praninë e partnerëve seriozë, por jemi entuziastë se së fundi është zbuluar një burim i madh gazi në Shqipëri
", u shpreh Rama.
 
Rama veçoi projektin TAP si mundësi për zhvillimin e industrisë së gazit në vend, i pritet të shtrihet edhe në Kosovë e Serbi.  
 
“Pas TAP shpresojmë se do të jemi mbështetje për BE dhe do ta zgjasim nëpërmjet degës adriatiko-joniane edhe një degë të dytë Shqipëri-Kosovë-Serbi. Ky është momenti më i mirë për të investuar në këtë industri”, tha kreu i qeverisë.
 
Në përfundim, Rama falënderoi presidentin turk Erdogan për mbështetjen, ndërsa e mbylli fjalën e tij duke cituar themeluesin e Turqisë moderne, Ataturk.
 
Për t’ia dalë me sukses duhet të bashkëpunojmë së bashku, kjo është arsyeja pse i jemi shumë mirënjohës presidentit Erdogan për mbështetjen e tin dhe bashkëpunimin e ngushtë që kemi me qeverinë turke, për të forcuar së pari njohuritë tona, mbështetur në historinë e suksesshme të zhvillimit të sektorit të gazit dhe naftës në Turqi.
 
Në fund doja të thoja që duhet të rrimë përkrah njëri-tjetrit dh e të projektojmë një të ardhme shumë më të mirë për vendet tona, për popujt tanë. Mbi të gjitha, ashtu siç Mustafa Qemal Ataturk e ka thënë, njerëzimi është një qelizë e vetme dhe secili prej tij është qeliza që e bën këtë organizëm të funksionojë”
.    



Kongresi i 22-të Botëror i Naftës, takimi më i madh i industrisë së naftës dhe gazit
U hap sot në Stamboll Kongresi i 22-të Botëror i Naftës (WPC), takimi më i madh i industrisë së naftës dhe gazit. I pranishem sot në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës ishte dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Gjatë fjalës në ceremoninë hapëse, Jozsef Laszlo Toth, president i Këshillit Botëror të Naftës tha se “sfidat në sektorin e naftës po rriten bashkë me rritjen e popullsisë botërore dhe zhvillimi ekonomik ka sjellë një numër më të lartë të konsumatorëve në treg”.

“Nafta dha gazi natyral do të mbeten burimi kryesor i energjisë edhe për dekadat që vijnë. Arritja e kërkesave për energji të sigurt dhe miqësore për mjedisin kërkon investime masive, teknologji, aftësi shumë të larta në burime njerëzore dhe praktika të forta etike nga bizneset”, tshtoi Toth.

Thoth shtoi gjithashtu se korridoret e energjisë luajnë një rol të rëndësishëm në garantimin në mënyrë të sigurt dhe ekonomike të tregjeve me hidrokarbure që vijnë kryesisht nga rajone si Azia Qendrore dhe Lindja e Mesme.

“Qeveria turke ka bërë përpjekje për të krijuar korridore të reja. Drejtues të niveleve të larta, organizata ndërkombëtare dhe liderë të qeverive, ekspertë nga të gjitha fushat e industrisë, studiues, akademikë, OJQ, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë janë mbledhur këtu që së bashku të analizojmë dhe vendosim të ardhmen e sektorit të naftës”, tha ai.

Nga data 9 korrik deri më 13 korrik, drejtues të nivelit të lartë nga kompanitë lider në fushën e energjisë dhe më shumë se 50 ministra të energjisë do të janë pjesë e këtij kongresi, tema e të cilit është “Ura për të Ardhmen e Energjisë tonë”.



Rama takohej me Erdogan opozita protestonte në sheshe
Kryeministri Rama është pritur dje në një takim nga Presidenti i Turqisë Erdogan në rezidencën e këtij të fundit. Takimi mes Ramës dhe Erdogan u bë para kongresit Botëror të Naftës që do të mbahet sot në Stamboll.

Por në një kohë që Rama takohej me Erdogan në Stamboll zhvillohej protesta më e madhe e zhvilluar që prej 2013, ku thuhet se merrnin pjesë afro 1, 6 milionë protestues.

Opozita turke u organizua në protestën më të madhe të quajtur “Marshi për drejtësi”, i cili nisi nga Ankaraja dhe afro 50 mijë protestues kanë përshkruar mbi 450 kilometra në këmbë për të zhvilluar protestën në sheshin qendror të Stambollit.

Pikërisht në këtë kohë, Erdogan priste në zyrë kryeministrin Rama, ku është diskutuar për projektet e përbashkëta .

Takimi mes dy liderëve u publikua nga vetë kryeministri Rama nëpërmjet një statusi në Facebook.

Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës nesër. Sot në rezidencën e Presidentit Erdogan, ku sapo përfundoi takimi prej 90 minutash, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare”- shkruan Rama.

E ndërsa Presidenti i Turqisë premtonte mbështetje teknike e financiare për Shqipërinë Qindra-mijëra njerëz me flamuj të kuq në duar kërkonin drejtësi.

Kjo lëvizje nisi 25 ditë më parë nga kryeqyteti turk Ankaraja dhe iniciativa u promovua nga partia kryesore opozitare kundër Presidentit Rexhep Taip Erdogan, e udhëhequr nga Kemal Kiliçdaroglu.

Pas Marshit, tubimi kryesor u mbajt në sheshin e Maltepes, ana aziatike e metropolit mbi Bosfor. Ky marsh u organizua për të protestuar kundër ndalimit të një anëtari të partisë më të madhe opozitare, Enis Berberoglu, i dënuar me 25 vjet burg për dhënien e informacionit konfidencial për gazetën e opozitës "Cumhurriet", në të cilin flitej se Turqia kishte funizuar me armë xhihadistët në Siri.

Në fund të tubimit kreu i opozitës turke paralajmëroi: “Askush të mos mendojnë se ky është marshi i fundit. 9 korriku shënon ditën e rilindjes”.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali