Turqi, rebelët kurdë vrasin
10 ushtarë, luftime në juglindje

Turqi, rebelët kurdë vrasin<br />10 ushtarë, luftime në juglindje
ANKARA- Dhjetë pjesëtarë të forcave të sigurisë në Turqi përfshirë ushtarë dhe policë u vranë gjatë përplasjeve me militantët kurdë në afërsi të kufirit juglindor me Sirinë dhe Irakun.

Së paku edhe tetë efektivë të tjerë u plagosën në luftimet e zhvilluara në provincën Sirnak ndërsa zyrtari i provincës, Vahdetin Ozkan konfirmon se numri i militantëve kurdë të vdekur arrin në 20. Luftimet nisën të dielën mbrëma dhe vazhdojnë edhe në këto momente. Në muajt e fundit lufta mes ushtrisë turke dhe rebelëve nga Partia Punëtore e Kurdistanit është intensifikuar. Një zhvillim që shumë zyrtarë turq dhe analist e kanë lidhur me kaosin e krijuar në Siri.

Dy javë më parë militantët vranë pesë ushtarë në një sulm me bombë ndaj një kolone ndërsa kundërpërgjigja ishte e menjëhershme me vrasjen e 21 rebelëve në operacionet e zhvilluara nga ajri me helikopter. Në 28 vite konflikt mes forcave turke dhe rebelëve kurdë numri i të vrarëve ka shkuar në 40 mijë. Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar Partinë Punëtore Kurde si një organizatë terroriste. Disa zyrtarë turq shkojnë më tej duke thënë se ky grup merr mbështetje direkte nga Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad dhe grupet kurde në Siri.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh