Turqi, rojet bregdetare godasin me
shkopinj varkat e refugjatëve /Video

Turqi, rojet bregdetare godasin me<br />shkopinj varkat e refugjatëve /Video
Një video e publikuar sot nga BBC tregon momentet kur rojet bregdetare turke përdorin shkopinj gome kundër një varke me refugjatë, që lundronte në Detin Egje, me destinacion brigjet greke.
 
Incidenti ndodhi në ujërat turke, teksa emigrantët ishin duke udhëtuar për në ishullin grek të Lesbos.
 
Emigrantët akuzuan rojet bregdetare se po i sulmonin, ndërsa këta të fundit thonë se ishin vetëm duke u përpjekur që të ndalonin varkat, por pa pasur qëllim të lëndonin refugjatët.
 
BE dhe Turqia janë duke diskutuar për mundësi të reja për pakësuar lëvizjen e refugjatëve.
 
“Evropa po përballet me krizën më të madhe të refugjatëve, që pas Luftës së Dytë Botërore”, shkruan BBC.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët