Një turist brazilian ka mbetur i vdekur dhe 24 të tjerë janë të plagosur gjatë një incidenti teksa po udhëtonin në një balonë fluturuese në rajonin e Cappadocia-s në pjesën qëndrore të Turqisë. Balona fluturuese ndodhej disa metra në lartësi kur në një moment ajo filloi të rrëzohej në afërsi të qytetit Nevsehir ka raportuar agjencia turke e Anadollit.

Pjesa më e madhe e turistëve përfshirë nga Azia, Spanja dhe Brazili, kanë pësuar fraktura në këmbë dhe në dorë, po për fatin e mirë asnjëri në gjëndje kritike për jetën. Cappadocia i njohur si vendi i Oxhaqeve është i famshëm për karakteristikat e saj unike gjeologjike ku qytetërimet kanë jetuar në labirinthet dhe shpellat e formuara nga hiri vullkanik kohë më parë.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)